
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është takuar me reperin e njohur kosovar, Ledri Vulën.
Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci tha se i ndershmi të nderon, duke iu referuar kështu artistit. Pos tjerash, i pari i Drenasit vlerësoi lart muzikën e Ledri Vulës.
“Me Ledri Vulën, kampionin e muzikës dhe mirësisë…”Po du me t’pa”, është muzikë e tekst që mbahen mend. I ndershmi nderon, faleminderit Ledri!”, ka shkruar ai.