Ramos kryen vizitat mjekësore dhe firmos me PSG-në

13:16 | 07 Korrik 2021

PSG plot kampionë, Ramos kryen vizitat mjekësore dhe firmos.

Sergio Ramos do ta vijojë karrierën në Francë. Qendërmbrojtësi ka zbarkuar në Paris dhe tani ka mbetur vetëm njoftimi zyrtar i PSG-së.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, raporton se Ramos ka kryer testet mjekësore në kryeqytetin francez dhe ka nënshkruar deri më 30 qershor 2022.

Marrëveshja ishte arritur prej ditës, pasi vëllai i mbrojtësit, Rene Ramos, kishte biseduar me drejtuesit e klubit francez.

Komento: