Ramos nuk dëshiron largimin, gati kontrata e re me PSG-në

17:58 | 03 March 2023

Sergio Ramos është i vendosur të qëndroj te Paris Saint Germain, pavarësisht se kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni.

Mbrojtësi spanjoll iu bashkua gjigantit francez në verën e vitit 2021 dhe pas një fillimi të vështirë tani ka marrë vetën dhe është në formë të lartë.

E përditshmja franceze L’Equipe ka raportuar se Ramos është i vendosur të qëndroj në kryeqytetin francez dhe tanimë i ka bërë të qartë këtë gjë drejtuesve të klubit.

Gjithnjë sipas mediumit francez, bisedimet mes palëve kanë nisur dhe pritet vazhdimi i kontratës së paku edhe për një edicion.

36-vjeçari është i lumtur në ‘Parc de Princes’ dhe nuk dëshiron që të largohet, përkundër se në drejtim të tij kanë ardhur shumë oferta.

Ditë më parë është përfolur se skuadra arabe Al Nassr i ka bërë një ofertë ikonës së Real Madridit, por Ramos nuk dëshiron të largohet nga Evropa.

Bisedimet mes palëve pritet të vazhdojnë në javët e ardhshme dhe vazhdimi i kontratës nuk duket se do të jetë një problem.

Ramos këtë edicion ka zhvilluar 33 ndeshje në të gjitha garat me PSG-në, teksa ka realizuar edhe dy gola dhe ka një asistim.

Komento: