Ramos po ikën falas nga Reali, këta katër gjigant evropian e duan në ekip atë

15:01 | 13 Nëntor 2020

Ramos mund të largohet si lojtar i lirë nga Real Madridi, katër gjigantë evropianë e duan në verë.

Sergio Ramos mund të largohet nga Real Madridi si një lojtar i lirë në fund të sezonit, ndërsa klubi si Juventusi, PSG, Manchester Unitedi dhe City kanë bërë qasje transferimi.

Mbrojtësi spanjoll do të shohë kontratën e tij të skadojë në fund të sezonit dhe palët ende nuk kanë arritur marrëveshje.

Sipas mediumit El Chiringuito, Ramos është vendosur për bisedime sy më sy me presidentin Florentino Perez në ditët në vijim.

Ramos thuhet të jetë i pakënaqur me trajtimin e klubit, Perez dëshiron që ai të qëndrojë, por mbrojtësi 34-vjeçar po mendon seriozisht të largohet nga klubi.

Real Madridi i ka ofruar Ramos një marrëveshje të re dyvjeçare me 20 për qind ulje të pagës ndërsa spanjolli nuk dëshiron të ulë pagën e tij prej 12 milionë euro në vit dhe ka kërkuar një kontratë trevjeçare.

Sergio Ramos ‘shkatërron’ Beckenbauerin dhe legjenda si Maldini e Koeman në sondazhin për qendërmbrojtësin më të mirë në histori

El Chiringuito shton se ka shans prej 80 për qind për të parë mbrojtësin me përvojë të largohet nga Santiago Bernabeu në verë, ndërsa nuk mungojnë klubet e interesuara.

Disa klube të mëdha evropiane thuhet se i janë drejtuar Ramosit, duke përfshirë Juventusin, PSG-në, Unitedin dhe Cityn ndërsa një lëvizje në MLS nuk është në karta pasi Ramos dëshiron të lë ende gjurmë në futbollin evropian.

Komento: