Ramos po largohet nga Madridi, merr ofertë nga skuadra e madhe evropiane

16:39 | 25 Prill 2019

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos nuk po e sheh më të ardhmen e tij tek kjo skuadër.

Ai është caku i radhës i Paris Saint Germain.

Kampionët e Francës po vazhdojnë të mendojnë për sjelljen e emrave më të mëdhenj të futbollit në ‘Parkun e Prinace’.

Pas transferimeve të emrave të mëdhenj ndër vite, pronari i PSG-së po mendon se tani i ka ardhur koha edhe Sergio Ramosit.

Sipas ‘Don Balon’, Nasser Al Khelaifi po përgatit një ofertë prej 20 milionë euro në sezonin për kapitenin e Real Madrid.

Sergio Ramos është pjesë e Real Madridit që nga viti 2005, dhe deri më tani në fanellën e bardhë ka zhvilluar 419 ndeshje, duke u shndërruar në një ikonë të klubit./Lajmi/

Komento: