Ramos pritet të transferohet te gjiganti italian me kosto zero

14:48 | 06 Qershor 2023

Sergio Ramos te gjiganti italian me kosto zero.

Lajm bombastik nga Italia, Sergio Ramos transferohet në Serie A.

Qendërmbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos bëri bujë të madhe në verën e vitit 2021 kur pas 16 sezoneve u largua nga Reali dhe vendosi që karrierën ta vazhdojë te PSG.

Por Ramos dhe PSG vendosën që të mos e vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre dhe 37-vjeçari njofti largimin nga Parku i Princave.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Ramos mund ta vazhdojë karrierën në Serie A, pasiqë gjiganti italian synon transferimin e tij.

Sipas Calcio Mercato, Milan synon transferimin e Ramos me parametra zero dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Komento: