Ramos – PSG, ky është lajmi i fundit

10:49 | 22 Mars 2023

Ramos dëshiron kontratë të re me PSG-në.

Legjenda e Real Madridit, Sergio Ramos është në kërkim të një kontrate të re me Paris Saint-Germain.

36-vjeçari iu bashkua PSG-së nga Real Madrid në një transferim të lirë në vitin 2021, por sezoni i tij i parë me gjigantët francezë u dëmtua nga lëndimet.

Por, pas sezonit të dytë që po zhvillon, mbrojtësi spanjoll është bindur dhe dëshiron të vazhdoj edhe për një vit.

Sipas gazetës Marca, klubi mund të luftojë për të lidhur spanjollin nëse i japin Lionel Messit një marrëveshje të re për shkak të rregullave të Fair Play Financiar.

Gazeta spanjolle raportoi se Ramos është bërë “njëri nga liderët e zhveshtores” në Paris dhe PSG-ja ‘e dëshiron atë’.

Messi dhe Ramos janë ndër yjet më të paguar të PSG-së dhe të dyve u skadon kontrata këtë verë.

Kjo vjen pasi Ramos i dha fund një karriere të shkëlqyer ndërkombëtare që e pa atë të bëhej lojtari me më shumë paraqitje të vendit të tij me 180 paraqitje gjatë 18 viteve.

Komento: