Ramos reagon pas kartonit të kuq dhe humbjes së Real Madridi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ramos reagon pas kartonit të kuq dhe humbjes së Real Madridi

14:01 | 27 Shkurt 2020

Më në fund Ramos ka thyer heshtjen duke folur për kartonin e kuq dhe humbjen e Realit.

Sergio Ramos ka folur pas kartonit të kuq që mori në sfidën e mbrëmshme të cilën Real Madridi e humbi me rezultat 1:2 kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Ishin minutat e fundit të ndeshjes, kur Ramos ndali në mënyrë të palejueshme Gabriel Jesusin për ta parandaluar një rast të mirë shënimi, me ç’rast u përjashtua nga loja.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, mbrojtësi u shpreh se atë episod e ka lënë pas krahëve dhe tashmë është i fokusuar në ndeshjen kundër Barcelonas në fundjavë.

“Pas një nate të vështirë janë dy opsione: Të mendojmë për disfatën e djeshme apo të punojmë për disfatën e djeshme”, ishte shkrimi i spanjollit në Twitter.

“U do e zgjedhja të dytën. Tani kokën dhe zemren në El Clasico”, përfundoi lojtari.

Real Madridi merr disfatën e dytë rresht pas një harku kohor të shkurtër, dhe kanë kaluar tre ndeshje prejse ka fituar ndeshjen e fundit.

Ndeshja Real Madrid-Barcelona do të luhet të dielën me fillim prej orës 20:45, e cila pritet të vendos shumëçka në lidhje me garën për titull.

Komento: