Ramos synon kthimin ku e nisi udhëtimin si futbollist.
Sergio Ramos është i etur për një rikthim në Spanjë pas skadimit të kontratës së tij me Paris Saint-Germainin.
37-vjeçari do të bëhet lojtar i lirë kur marrëveshja e tij me PSG të përfundojë më vonë këtë javë dhe supozohet se tashmë ka identifikuar destinacionin e tij të ardhshëm.
Sipas mediave spanjolle, Ramos është ‘i çmendur’ për një rikthim te Sevilla, ku ai u rrit dhe filloi udhëtimin e tij të futbollit.
Sevilla ishte klubi që i dha Ramosit debutimin e tij në 2004.
Pasi ka bërë 45 paraqitje për PSG-në këtë sezon, spanjolli duket se ka ende shumë për të ofruar.
Largimi i tij do të përkojë me atë të Lionel Messit, i cili u largua te Inter Miami.
Spanjolli bëri 50 paraqitje për Sevillan gjatë një sezoni e gjysmë përpara se të transferohej në “Santiago Bernabeu” në verën e vitit 2005 për 27 milionë euro, një shifër rekord për një mbrojtës spanjoll në atë kohë.
Atje, Ramosi i fitoi të gjithë trofetë e mundshëm.