Ramos vjen me një deklaratë tejet befasuese sonte

22:38 | 22 Dhjetor 2018

Sergio Ramos ka bërë një deklaratë interesante sonte.

Ai është shprehur tejet i lumtur dhe i entuziazmuar pas triumfit në Kupën e Botës për Klube.

Pasi fituan Kupën e Botës, kapiteni i Real Madrid ka paralajmëruar se “mbretërit” nuk janë zhdukur dhe ata do të luftojnë për të gjithë trofetë.

“Ne arritëm të realizojmë një synim që patëm. Dëshiruam që ta mbyllim vitin me triumfin e tretë radhazi në Kupën e Botës dhe pas kësaj është koha që të pushojmë pakëz” ka thënë Ramos për “TVE”.

“Në të gjitha kompeticionet qëndrojmë mirë. Real Madrid nuk mund të konsiderohen të humbur, sepse në fund ne do të jemi duke luftuar për të gjithë titujt” ka shtuar kapiteni.

Në Ligën e Kampionëve, “Los Blancos” do të përballen me Ajax, kurse në La Liga ata kanë mbetur diçka më mbrapa se Barcelona, por që sipas Ramos nuk është hapësirë e pa mundur për tu kapur.

Komento: