Ramosaj: 24 marsi mbetet një nga datat më të lavdishme të historisë sonë

12:35 | 24 Mars 2026
ramosaj:-24-marsi-mbetet-nje-nga-datat-me-te-lavdishme-te-historise-sone

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka kujtuar tre dëshmorët e parë 24 marsit të vitit 1988 Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj.

Ramosaj, ka bërë homazhe në nderim të gjithë atyre që dhanë jetën për liri, duke thënë se 24 Marsi mbetet një nga datat më të lavdishme të historisë sonë, dita e Haradinajve, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e sakrificës së madhe për liri.

Postimi i tij i plotë:

Duke nderuar kujtimin e dëshmorëve të Kombit, nderojmë atdheun tonë dhe përulemi me respekt para sakrificës së tyre për liri.

Sot, në 28-vjetorin e 24 Marsit 1998, ditës që shënoi fillimin e luftës për çlirimin e vendit në Zonën e Dukagjinit, bëmë homazhe për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë sot.

Me krenari e mirënjohje kujtojmë tre dëshmorët e parë të kësaj dite historike, Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj.

24 Marsi mbetet një nga datat më të lavdishme të historisë sonë, dita e Haradinajve, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e sakrificës së madhe për liri.

Mirënjohje e përjetshme për aleatët tanë, për NATO-n dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të Kombit!🇦🇱

BR

Komento: