Ramsey po largohet nga Juventus, i ofrohet kësaj skuadre

13:36 | 14 Qershor 2020

Aaron Ramsey duket se i ka ditët e numëruara në Juventus.

Vetëm një sezon pasi u transferua te Juventus, Aaron Ramsey pritet të përgatit valixhet për t’u larguar nga Torino.

Mesfushori uellsian nuk ka bindur me paraqitjet e tij, duke bërë kështu që ai të vihet në listën e shitjeve.

Madje, sipas raportimeve të medieve italiane, Ramsey i është ofruar skuadrës së Tottenham Hotspur, transmeton lajmi.

Juve ka bërë këtë propozim për londinezët në mënyrë që edhe të heqin dorë nga paga 400 mijë funtëshe për javë e uellsianit.

‘Zonja e vjetër’ nuk e lë lojtarin të ikën në formë huazimi, por do të pranojë vetëm transferim permanent.

Komento: