Ramseyit i ndodh më e keqja

18:02 | 27 Gusht 2019

Mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey është tërhequr nga skuadra e Uellsit për ndeshjet e tyre të shtatorit.

Ramsey nuk do të ndeshet me Azerbajxhanin ose Bjellorusinë pasi nuk arriti të rikuperohet në kohë për dy ndeshjet, përcjell ORAinfo.

Uellsiani u bashkua me Juve nga Arsenali gjatë verës, por deri më tani ka qenë i kufizuar në një paraqitje 20-minutëshe kundër Triestina.

Ai nuk ka luajtur një lojë të plotë që nga prilli për shkak të një dëmtimi në hamstring dhe tani duket se tash ka humbur përballjen e Serisë A e së Shtunës me Napolin.

28-vjeçari duhet të përdorë pushimin ndërkombëtar për tu përshtatur në ndeshjen e parë të Zonjës së Vjetër kundër Fiorentina më 14 shtator./ORAinfo/

Komento: