Ramush e Shpendi të hënën në orën 15:00 nënshkruajnë koalicionin parazgjedhor?

13:29 | 17 August 2019

AAK dhe PSD pritet të hënën të nënshkruajnë koalcion parazgjedhor.

Ramush Haradinaj e Shpend Ahmeti të hënën pritet t’i vënë firmat në dokumentin që i bashkon në koalicion parazgjedhor.

Ceremonia e nënshkrimit do të zhvillohet të hënën në orën 15:00.

Madje një koalicion të mundshëm parazgjedhor ndërmjet dy partive opozitare – Visar Ymeri i PSD-së – e ka paralajmëruar edhe para dy ditësh.

“Kemi pasur dhe kemi diskutime. Deri tashmë kemi biseduar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por nuk kemi të definuar dhe të nënshkruar asgjë. Javën e ardhshme besoj se gjërat do të qartësohen më shumë”, ka thënë Ymeri të enjten më 15 gusht.

Komento: