Ramush Haradinaj: 7 vjet Ushtri, vendimi që vulosi sovranitetin e Kosovës

12:26 | 14 Dhjetor 2025
Ramush Haradinaj: Kosova nuk është duke mbajtur zgjedhje prej qejfit, këto janë zgjedhje prej zorit

Në përvjetorin e shtatë të formimit të Ushtrisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar një nga vendimet më të rëndësishme shtetformuese të pasluftës, duke theksuar se krijimi i Ushtrisë ishte një akt historik i marrë nga Qeveria Haradinaj me bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Erdhëm në paqe, në rresht me ushtritë e paqes. Shtatë vite guxim, shtatë vite krenari, shtatë vite Ushtria e Kosovës krah nesh”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka nënvizuar se Ushtria e Kosovës lindi nga sakrifica e madhe e luftës çlirimtare, nga gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe nga amaneti i atyre që nuk u kthyen kurrë, por që i lanë Kosovës lirinë dhe përgjegjësinë për ta mbrojtur atë.

“Sot kemi ushtri. Sot kemi shtet më të sigurt. Sot kemi Kosovë më të fortë”, ka përfunduar Haradinaj, duke e cilësuar formimin e Ushtrisë si një hap që vulosi sovranitetin dhe sigurinë e Republikës së Kosovës”, shkroi ai.

Komento: