Ramush Haradinaj anulon vizitën në Pragë, a po acarohen raportet Kosovë – Çeki?

18:57 | 11 September 2019

Haradinaj ka anuluar vizitën e tij në Pragë.

Ramush Haradinaj nuk do të shkojë të enjten në Pragë për të marrë pjesë në Samitin e Vishegradit, e në Çeki raportohet se deklarata e presidentit Millosh Zeman për tërheqje të njohjes është arsyeja e anulimit të pjesëmarrjes nga ana e Kosovës.

Në Samitin e Vishegradit, përveç Çekisë, Sllovakisë, Polonisë dhe Hungarisë, marrin pjesë kryeministrat edhe të Ballkanit Perëndimor, e shefi i Qeverisë kosovare në detyrë, Ramush Haradinaj, e ka anuluar vizitën në Pragë.

Në Zyrën e Kryeministrit e kanë konfirmuar se Haradinaj nuk do të marrë pjesë në Samitin e Vishegradit.

Ndërkaq zëdhënësja e Qeverisë çeke sot ka thënë se Kosova e ka anuluar pjesëmarrjen në samitin ku marrin pjesë udhëheqës të Ballkanit Perndimor.

Nga Zyra e Kryeministrit në detyrë thuhet se arsyeja e mospjesmarrjës janë angazhimet e Haradinajt, ndërsa thonë se do të dalin së shpejti me njoftim zyrtar.

Republika Çeke, përveç për ndeshjen me Kosovën për kualifikime në Kampionatin Evropian, u bë temë e diskutimit pas një deklarate të presidentit Millosh Zeman në Beograd.

Presidenti serb i tha dje homologut të tij serb, Aleksandër Vuciq, se e do Serbinë dhe se nuk i pëlqen Kosova. Më tej gjatë ndejës në Beograd, i premtoi atij se do ta tërheqë njohjen.

Agjencia çeke e lajmeve CTK, ka raportuar se autoritetet e Kosovës e kanë anuluar pjesëmarrjen në samit për shkak të deklaratave të presidentit çek, Millosh Zeman, të bëra në Beograd.

Kryediplomati cek, Tomas Petriçek e mohoi atë që kishte deklaruar i pari i shtetit.

Ai tha se Republika Çeke e përkrah fuqishëm Kosovën dhe madje u tall me Presidentin Zeman.

Petriçek tha se Zeman është shqetësuar pasi Kosova e mposhti Cekinë në futboll, e presidenti është simpatizues i madh i sportit.

Edhe kryediplomati kosovar në detyrë, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, tha se ka marrë përkrahje nga homologu çek dhe se “raportet Kosovë – Çeki janë të forta si guri”.

Për deklaratën e presidentit Zeman kanë raportuar edhe mediat botërore përfshirë gazetën amerikane Neë York Times.

Komento: