Ramush Haradinaj sot bën homazhe në Raushiq dhe Jabllanicë.
Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj sot do të bëjë homazhe tek lapidaret dhe varret e dëshmorëve në fshatin Raushiq dhe Jabllanicë.
Fillimisht, Haradinaj do të ndalet te lapidari dhe varret e dëshmorëve Agim e Milazim Zekaj dhe Ruzhdi Haxhijaj në Raushiq të Komunë së Pejës.
Më pas, ai do të bëjë homazhe edhe te varret e dëshmorëve Aze Brahimaj, Idriz Gucati dhe martiren Zize Syla në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.