Deputeti i AAK-së ka thënë se po të kishte mundësi vetëm njerëzit e AAK-së do t’i shihte në punë. Ndaj kësaj deklarate është distancuar kryeministri Ramush Haradinaj.
“Distancohna prej kësaj, nuk mendoj se as Demaliaj mendon ashtu, as nuk mendon në këtë Kosovë normal ashtu, në Kosovë të gjithë duhet me pas punë, nuk mendon askush ashtu”, ka thënë Haradinaj përcjell Periskopi derisa ka shtuar se ‘ndoshta ka pas naj idhnim Demaliaj”.
“Asnjë njeri përpos Aleancës nuk kisha pas qef me pa në punë në Kosovë, pse unë më ndihmu tjetër këndë që ma ka kundërshtu programin e Aleancës, unë I jap përparësi njerëzve të Aleancës.
Ndërkohë në konferencë me gazetarë, Kryeministri ka mohuar konstatimet e Bankës Botërore se në Kosovë po rritet papunësia. Ai ka thënë se është e kundërta.
“Nuk ka humbje të vendeve të punës në Kosovë, ka rritje të vendeve të punës, ka rritje ju siguroj, nuk është rritja që kemi qejf me e pa, por ka rritje të vendeve të punës”, ka thënë kryeministri.