Ramush Haradinaj del në konferencë për media në orën 16:00

16:26 | 28 Dhjetor 2025
Ramush Haradinaj del në konferencë për media në orën 16:00

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të mbajë konferencë për media sot nga ora 16:00.

Kjo është bërë e ditur nga vetë AAK’ja, përmes një komunikate për media.

Megjithatë, në komunikatë s’është bërë e ditur arsyeja e konferencës.

‘’Ju njoftojmë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, do të mbajë konferencë për media sot, në selinë qendrore të AAK-së në Prishtinë, me fillim nga ora 16:00.’’, thuhet në komunikatë.

Komento: