Ramush Haradinaj ecën vetëm!

08:37 | 02 March 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbetur i vetëm.

Pavarësisht presionit ndërkombëtar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk po pranon të zmbrapset nga vendimi për vënien e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Për dallim prej tij, partneri më i madh i koalicionit, PDK-ja, nuk po resht së kërkuari pezullimin e tarifës prej 100 për qind.

Së këndejmi, gjatë së premtes shefi i ekzekutivit është shprehur i indinjuar sikurse me PDK-në, ashtu edhe me partneren tjetër të koalicionit, Nismën Socialdemokrate

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisur të ndihet i braktisur nga partnerët e koalicionit qeverisës sa i përket çështjes së taksës.

Gjatë ditës së djeshme shefi i ekzekutivit ka akuzuar partnerët e koalicionit, kryetarin e PDK-së Kadri Veselin dhe liderin e Nismës Fatmir Limajn, për ndërrim qëndrimesh sa i përket tarifës së vendosur ndaj produkteve serbe.

Përderisa Haradinaj po këmbëngul që taksa nuk duhet të hiqet pa pasur një marrëveshje për njohje, PDK-ja po kërkon pezullimin e saj, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Ndërkohë, ndonëse deri më tash Nisma është zotuar se nuk do të ketë heqje të taksës, pas presionit të ardhur nga SHBA-ja ai ka deklaruar se shumë shpejt do të merret një vendim në përputhje me sugjerimet e ndërkombëtarëve. SHBA-ja ditëve të fundit është duke kërkuar me ngulm pezullimin e masës 100 për qind të vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina…

Komento: