Ramush Haradinaj flet edhe njëherë për kufijtë, ja ҫfarë thotë

20:31 | 04 August 2019

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka folur edhe njëherë për kufijtë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot një tubim në qytetin e Gjilanit në të cilën kanë folur dy antarët e partisë që vijnë nga ky qytet, Ahmet Isufi dhe Bajram Hasani, si dhe kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj.

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, kërkoi që të mos lejohet loja me kufinjë, pasi që kjo sipas tij është shumë e rrezikshme.

Ndërsa tutje Haradinaj ka thënë se në Kosovë nuk mund të funksionojë një shtet brenda shtetit, duke përmendur “Dodik Republikën”, duke iu referuar krijimit të asosacionit të komunave serbe, si projekt shumë të rrezkishëm për Kosovën.

“Na dhimbset Presheva dhe Toplica. Por nëse nuk e sqarojmë ne jemi kah i japim dikujt që është burim jete për pjesën 2 milionëshe që jetojmë këtu. Jemi duke humbur burimin kryesor të jetës sonë”, tha Haradinaj duke folur për minierën e Trepçës.

“Duhet të jemi të qartë se nuk ka lojë me kufijë. Duhet sqaruar se Kosova është multi-etnike. Ne kemi dhënë shumë komuna të vogla për komunitetet, i respektojmë. Por në këtë Kosovën që kemi nuk i zë dy shtete. Pra, Kosovën dhe një shtet tjetër, një Dodik Republikë, një mini-Rusi”.

Komento: