Ramush Haradinaj flet pas takimit me Kurtin: ShBA-ja ta emërojë një emisar për dialogun me Serbinë, Lajçak nivel i ulët

13:38 | 25 Maj 2021

Haradinaj pas takimit me Kurtin: ShBA-ja ta emërojë një emisar për dialogun me Serbinë, Lajçak nivel i ulët.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka takuar Kryeministrin Albin Kurti. Pas këtij takimi, Haradinaj në një konferencë për media ka treguar çka është biseduar aty.

“Tema ishte dialogu me datën 6 maj i kanë dërgua letër kryeministrit dhe kam kërkuar takim për çështjen e dialogut dhe pas kërkesës u kemi përgjigjur takimit. I kemi dëgjuar qëndrimet e kryeministrit dhe kam shprehur shqetësimet e mia. Prezencën e ShBA-së është mëse e nevojshme, do të ishte me dobi emërimi i emisarit nga Amerika. Po e shohim se peshën kryesore në dialog e ka Lajçak, por që është nivel i ulët i përfaqësimit për agjendë, pra nuk janë liderët. Nuk shihet një agjendë e plotë”. ka thçnë Haradinaj.

Tutje ai ka komentuar edhe deklaratën e Kurtit ku tha se Ballkanit duhet të çlirohet nga kriminelët.

“Kosova nuk mundet me u barazua me Serbinë termi nuk është i drejtë. Termi i drejtë është që Serbia s’është demilitarizu, ka nevojë Serbia me u çliru prej kriminelëve të luftës”. deklaroi Haradinaj.

Të mërkurën Kurti do ta takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Për dallim nga Abdixhiku dhe Haradinaj, kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj ka refuzuar takimin e Kurtit.

Kurti u kishte dërguar letër liderëve të partive parlamentare për t’u takuar dhe koordinuar për çështjet me interes kombëtar.

Komento: