Ramush Haradinaj flet për buxhetin e 2023-tës: Të duhen 4 vite shkollë për ta kuptuar që Qeveria ka probleme me matematikë

16:44 | 17 November 2022

Haradinaj për buxhetin e 2023-tës: Të duhen 4 vite shkollë për ta kuptuar që Qeveria ka probleme me matematikë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar dhe e ka quajtur “buxhet të varfërimit” projektbuxhetin e paraparë për vitin 2023.

Përkundër pozitës të cilët thonë së është “buxhet historik”, Haradinaj është shprehur se për herë të parë në historinë e Kosovës, kemi një buxhet më të vogël në krahasim me vitin paraprak.

Në një postim Haradinaj ka përmendur disa çështje që sipas tij e vërtetojnë atë që e thotë ai.

“Buxheti i paraparë në kufijt e shpenzimeve 3 miliardë e 212 milionë euro, nominalisht 10.8% më i madh sesa ai i vitit 2022, në fakt është për një të katërtën më i vogël. Nëse shumës së paraparë, ia zbresim 20% inflacion (sipas Bankës Botërore) dhe inflacionin prej 4.3% që qeveria e ka paraparë për vitin 2023, atëherë vlera reale e buxhetit bie në 2.5 miliardë, e që është 400 milionë euro më i vogël sesa buxheti i vitit 2022. Për të qenë më i qartë, qytetarët që marrin paga nga shteti, shërbyes civilë, pensionistë dhe të gjitha kategoritë e tjera, do të jenë për 25% më të varfër krahasuar me 2022, sepse me pagat e tyre do të blejnë 25% më pak mallra të konsumit.”, ka shkruar deputeti i AAK-së.

Haradinaj thekson se mjaftojnë katër vite shkollim që të kuptohet se Qeveria Kurti ka probleme me matematikë.

“Qesharake është edhe projeksioni i të hyrave doganore dhe të atyre të akcizës, që parashihen të rriten 3.4%, përkatësisht 4.5%, ndërkohë që rritja e çmimeve të importit parashihet në 8.5%. Duhet të kesh mbaruar katër vjet shkollë fillore, për të kuptuar se qeveria Kurti ka probleme serioze me operacionet e thjeshta matematikore.”, ka vijuar ai.

Deputeti i AAK-së po ashtu thotë se Qeveria Kurti ka dështuar në investimet kapitale.

Në reagim ai ka është shprehur se përmes buxhetit të vitit 2023, qeveria Kurti ka goditur edhe komunat.

Komento: