Ramush Haradinaj humb një bashkëluftëtar: Ishim bashkë në kohërat më të vështira

10:42 | 09 Qershor 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen Avdijaj me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit të tij, Ali Avdijaj.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se ishin bashkë në kohët më të vështira.

“Në kohërat më të vështira ishim bashkë. Do e kujtojmë përgjithmonë vendosmërinë, trimërinë dhe guximin e tij”, shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë:

Lamtumirë baci Ali!

Në kohërat më të vështira ishim bashkë. Do e kujtojmë përgjithmonë vendosmërinë, trimërinë dhe guximin e tij.

Zoti i forcoftë familjen dhe bashkëluftëtarët për këtë humbje të madhe.

Baci Ali u prehtë në paqen e përjetshme!.

Komento: