Ramush Haradinaj i shpreh ngushëllime familjes Latifi për vdekjen e vëllait të tyre nga Koronavirusi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ramush Haradinaj i shpreh ngushëllime familjes Latifi për vdekjen e vëllait të tyre nga Koronavirusi

15:02 | 01 Gusht 2020

Haradinaj i shpreh ngushëllime familjes Latifi për vdekjen e vëllait të tyre nga Covid 19.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e vëllait të kryetarit të Rahovecit Smajl Latifi.

“Të jeni krenarë që Ademi ishte pjesë e jetës suaj”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Adem Latifit.

Baci Malush, kryetar Smajl Latifi dhe e gjithë ju familja Latifi, pranoni ngushëllimet e mia dhe kolegëve nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Të jeni krenarë që Ademi ishte pjesë e jetës suaj.

Pushoftë në paqe!RH

Komento: