
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka uruar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe gjithë qytetarëve të prekur nga COVID-19, shërim të shpejtë dhe rikthim në angazhimet e tyre të përditshme.
“Bashkëndjej me të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre, duke bërë thirrje tek të gjithë qytetarët që në funksion të ruajtjes së jetës njerëzore, t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore”.
“Paralelisht, Qeveria e Republikës duhet ndërmarrë veprime konkrete për rimëkëmbjen ekonomike. Mirëqenia e qytetarëve asnjëherë nuk duhet vënë në rrezik. Andaj, të veprojmë të bashkuar që ta kalojmë me sukses edhe këtë krizë që ka kapluar të gjitha shtetet e botës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.