Ramush Haradinaj ia tregon Shpend Ahmetit vijat e kuqe – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ramush Haradinaj ia tregon Shpend Ahmetit vijat e kuqe

12:27 | 26 Dhjetor 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj ia ka bërë të qarta vijat e kuqe ekipit negociator të Kosovës se nuk do të flitet për shkëmbim territoresh.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreu i Kuvendit, Kadri Vesli, në konferencën e përbashkët për media , kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të mbështetur delegacionin shtetëror për dialogun me Serbinë.

Në fjalën e tij Shpend Ahmeti si përfaqësues i këtij delegacioni shtetëror ka folur për përkrahjen institucuonale që ka marrë nga Kadri Veseli, Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj.

Megjithatë Haradinaj ka ndërhyrë derisa po fliste Shpend Ahmeti, duke i thënë se nuk do ta përkrahin delegacionin shtetëror, nëse flasin për korrigjim të kufijve.

“Nëse është shkëmbim i territoreve, nuk pajtohem me delegacionin asnjëherë”, ka thënë Haradinaj.

Komento: