Ramush Haradinaj: Jemi me fat që presidenti amerikan është i lidhur ne shqiptarët

15:56 | 01 October 2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot është takuar me qytetarët e Pejës.

Haradinaj ka thënë në Pejë se jemi me fat që Presidenti i ShBA-ve është i lidhur fort me Ballkanin dhe me shqiptarët, transmeton Klankosova.tv.

“Jemi me fat që situata gjeopolitike është në favorin tonë e në SHBA e kemi një president të lidhur fort me Ballkanin dhe shqiptarët. Këto janë disa arsye që dialogu për normalizimin e plotë dhe njohjen reciproke, duhet të dinamizohet dhe të përfundojë sa më parë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës me mosmiratimin e Ligjit të Pagave po i varfëron qytetarët e Kosovës.

“Me qytetarët e nderuar të Pejës, bashkëbiseduam edhe për zhvillimet e tjera në vend dhe dëgjova me kujdes shqetësimet e tyre. Qeveria e Kosovës me mosmiratimin e Ligjit të Pagave dhe mospagesën e pagave me rritje sipas inflacionit, po i varfëron qytetarët. Krahas krizës ekonomike dhe energjetike, ky është shqetësimi kryesor i qytetarëve në mbarë vendin”, ka përfunduar Haradinaj.

Komento: