Ramush Haradinaj jep lajmin e fundit për liberalizimin e vizave

13:13 | 18 September 2019

Liberalizimi i vizave vazhdon të mbetët ҫështje e pa zgjidhur për Kosovën.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin italian Piero Cristoforo Sardi.

Haradinaj në takim ka përkujtuar mbështetjen e Italisë ndër vite për Kosovën.

Ai ka thënë se ky partneritet duhet të vazhdojë edhe në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Italia ndër vite ka treguar kujdes dhe mbështetje të veçantë për vendin dhe ky partneritet duhet të vazhdoj edhe në procese të rëndësishme për Kosovën, siç është liberalizimi i vizave, si një e drejtë e popullit tonë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka deklaruar se Kosova është e përkushtuar për temat e rëndësishme siç është dialogu dhe rruga euro-atlantike.

“Kosova ka treguar pjekuri të lartë politike dhe demokratike me procesin e ri të zgjedhjeve dhe se përkushtimi institucional do të vazhdojë në temat e rëndësishme, siç është dialogu, rruga euro-atlantike dhe fuqizimi i brendshëm i vendit”, ka shtuar ai.

Komento: