Ramush Haradinaj ka një thirrje të rëndësishme për Albin Kurtin

21:27 | 30 Dhjetor 2019

Ramush Haradinaj ka bërë një thirrje për Albin Kurtin.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti nëse nuk e kanë në plan ta bëjnë qeverinë, atëherë duhet të lirojnë rrugën dhe vendi të mos rrezikohet.

Haradinaj ka theksuar se duhet të merret vendim për buxhetin e shtetit.

“Nëse partitë na ftojnë në konsultë për të gjetur formula për rrugëdalje, unë nuk hezitoj. Por nuk e kam në nijet të shkoj tek zoti Kurti nëse më thërret. Por nëse ai nuk e ka në plan ta bëjë, atëherë është mirë të lëshojë rrugë. Ne duhet të bëjmë diçka për buxhet”, ka thënë Haradinaj.

Pak më para ambasada britanike, i bëri thirrje VV-së dhe LDK-së që sa më shpejtë t’i formojnë institucionet.

Komento: