Ramush Haradinaj kujton Haxhi Zekën dhe Shaban Polluzhën

11:03 | 21 Shkurt 2024
ramush-haradinaj-kujton-haxhi-zeken-dhe-shaban-polluzhen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar prijësit popullor Haxhi Zeka dhe Shaban Polluzha.

Haradinaj ka thënë se ata u bënë frymëzim për shumë breza.

“Ata e deshën lirinë më shumë se veten, andaj u bën frymëzim për brezat e ardhshëm, për vazhdimin e përpjekjeve për liri. Haxhi Zeka e Shaban Polluzha, prijës popullor të rënë në periudha të ndryshme historike, përgjithmonë do të kujtohen për përpjekjet e tyre për çlirim nga pushtuesi. Ata mbeten simbole të përkushtimit ndaj Atdheut”, ka thënë Haradinaj.

Komento: