Ramush Haradinaj kujton nënshkrimin e marrëveshjes që i dha fund luftës në Kosovë

14:50 | 09 Qershor 2026
ramush-haradinaj-kujton-nenshkrimin-e-marreveshjes-qe-i-dha-fund-luftes-ne-kosove

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 27-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, e cila shënoi tërheqjen e ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë nga Kosova, pas krimeve ndaj popullatës shqiptare të paarmatosur.

Përmes një postimi në Facebook, ish-kreu i Aleancës tha se lufta çlirimtare e UÇK-së, me kauzën e saj të drejtë, arriti të fitojë mbështetjen e shteteve demokratike dhe NATO-s, të udhëhequr nga SHBA, e cila për tre muaj bombardoi Jugosllavinë, regjimin gjenocidal të Millosheviqit.

“Populli i Kosovës mbetet përjetësisht mirënjohës ndaj Amerikës dhe botës demokratike për lirinë dhe pavarësinë e vendit”, ka shkruar ai.

Komento: