Ramush Haradinaj kujton senatorin Bob Dole: I pari që njohu luftën e UÇK-së

10:13 | 05 Dhjetor 2022

Haradinaj kujton senatorin Bob Dole: I pari që njohu luftën e UÇK-së.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar senatorit amerikan, Bob Dole, duke thënë se pa përkrahjen e tij shqiptarët, në veçanti Kosova nuk do të ishte tani ku është.

“Rruga e Kosovës deri tek liria identifikohet me Senatorin Dole, i pari që njohu luftën e drejtë dhe të paalternativë të UÇK-së”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i tij:

Shqiptarët përgjithësisht, veçmas Kosova, nuk do të ishin këto që janë pa përkrahjen e parezervë e të vazhdueshme të Senatorit amerikan, Bob Dole.

Rruga e Kosovës deri tek liria identifikohet me Senatorin Dole, i pari që njohu luftën e drejtë dhe të paalternativë të UÇK-së.

Ishte zëri më i spikatur dhe më me ndikim në politikën amerikane që njohu dhe mbrojti kauzat e shqiptarëve. Nder për mua që arrita ta njoh nga afër e të marrë këshilla nga ai.

Në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, ne jemi pranë familjes Dole, institucioneve dhe popullit amerikan.

Mirënjohës sot e përgjithmonë Senatorit Dole.

Komento: