Ramush Haradinaj mburret me punën e AAK-së në komuna

13:08 | 23 Korrik 2021

Haradinaj mburret me punën e AAK-së në komuna.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po mburret me punën e subjektit që drejton në qeverisjen komunale.

Ai thotë se ky rezultat suksesi në Rahovec e Gjakovë, erdhi meqë me qeverisje po udhëheq AAK, derisa përgëzon Smajl Latifin për këtë angazhim, përcjell klankosova.tv.

”Rahoveci është komuna kampion për transparencën në qeverisjen komunale. Gjakova dhe komunat e tjera ku udhëheq Aleanca, po ashtu kanë arritur rezultate shumë të larta.

Përgëzoj kryetarin Smajl Latifi për punën dhe angazhimin e palodhur në dobi të mirëqenies së qytetarëve.

Aleanca ofron qeverisje transparente, funksionale, zhvillimore, bashkë me qytetarët.

Urime!”.

Komento: