Ramush Haradinaj me fjalë prekëse për vajzën e vogël të cilës iu helmua nëna

22:45 | 13 Korrik 2021

Haradinaj me fjalë prekëse për vajzën e vogël të cilës iu helmua nëna.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar Deçanin pasi mijëra persona kanë kërkuar ndihmë pas një helmimi që dyshohet të jetë nga uji i pijes.

Haradinaj ka ndarë një fotografi të një vajze të vogël që ka shkuar ta vizitojë nënën e saj, e cila po pranonte trajtim mjekësor në QKMF.

“Alvesa e vogël ka ardhur të shoh nënën e saj të prekur nga helmimi. Megjithë përpjekjet titanike të personelit mjekësor në QKMF për të ofruar ndihmën e parë për secilin, qytetarët duhet të blejnë vet ilaçet”, shkroi Haradinaj.

Ai thotë se qytetarët po u duhet që t’i blejnë vetë barnat, ndërsa nga shteti po marrin deklarata e konferenca.

“Ata kanë nevojë për ndihmë nga shteti e jo për deklarata të bukura e konferenca”, shtoi ai.

Kujtojmë se në këtë komunë janë helmuar mbi 1 mijë e 500 qytetarë, e që shkaku i këtij helmimi dyshohet të jetë uji i pijes.

Komento: