Ramush Haradinaj me fotografi speciale uron për ushtrinë

11:44 | 14 Dhjetor 2018

Republika e Kosovës nga sot e ka Ushtrinë e saj.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë ‘PO’ transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovë në Forca të Armatosura.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka zgjedhur një fotografi me babanë e tij të ndjerë për ta publikuar menjëherë pas votimit për ushtrinë.

Pak çaste pasi në Kuvendin e Kosovës u votuan tri projektligjet për transformimin e FSK’së në ushtri, kryeministri Haradinaj.

Ai ka publikuar një fotografi me babanë e tij, që vdiq muaj më parë.

“Plak, u ba Ushtria!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Komento: