Ramush Haradinaj sot është nisur drejt Hagës.
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj sot është nisur për në Hagë, pasi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për tu intervistuar si i dyshuar për krime luftë në Kosovë.
Haradinaj do të intervistohet nesër ndërsa, të enjten pritet të kthehet në Kosovës. Kështu ka deklaruar Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit në largim.
“Nesër do të ketë intervistim gjatë ditës. Shpresojmë që pasnesër të jetë në Prishtinë”, ka thënë Belegu.
Haradinaj është ftuar për të tretën herë radhazi nga drejtësia ndërkombëtare për dyshimet e njëjta.