Haradinaj nesër mban konferencë të jashtëzakonshme për media, nuk tregon arsyen.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nesër do të zhvillojë konferencë të jashtëzakonshme për media.
Në një komunikatë për media, AAK nuk ka treguar arsyen e konferencës.
Konferenca do të fillojë në orën 14:30.
“Nesër, me fillim nga ora 14:30, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të zhvillojë një konferencë të jashtëzakonshme për media. Konferenca mbahet në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.