
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shpesh e ka bërë publike rutinën e tij të stërvitjeve të mëngjesit.
Sot, një ditë para zgjedhjeve të parakohshme, Haradinaj nuk publikoi pamjet e zakonshme nga Gërmia, por nga palestra.
Ai me një ushtrim aty kërkoi votën e qytetarëve për partinë e tij.
Këtë e bëri duke përmendur numrat që ka partia e tij në listë – 129.