Ramush Haradinaj niset për Hagë

08:05 | 23 July 2019

Ramush Haradinaj niset drejt Hagës.

Sot do të udhëtojë për në Hagë kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar se sot do të niset për në Hagë.

Atje ai pritet të intervistohet nga Dhomat e Specializuara.

Ftesën për t’u paraqitur në Hagë për intervistim Haradinaj e ka marrë të premten.

Për këtë, Haradinaj po atë ditë dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit.

Ai tha se nuk dëshiron të shkojë në Hagë në cilësinë e kryeministrit të Kosovës.

Haradinaj do të intervistohet si i dyshuar.

Komento: