Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është detyrë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta përmbyllë dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Ndoshta nuk është dëshirë e Kurti por, është detyra e tij që në këtë kohë që kanë ndodhur këto procese, me i përmbyllë. Mendojë që është i vetëdijshëm që duhet me përmbyll këtë proces”, ka thënë Hardinaj.
Se a do të përfundojë Kurti marrëveshjen me Serbinë në vitin 2023, Haradinaj është shprehur për RTV Dukagjini, duke thënë se: “Unë mendojë që proceset kanë me ndodhur më shpejt, ndoshta nuk ka aq shumë kohë. Lufta në Ukrainë i ka përshpejtuar shumë proceset në çdo aspekt që lidhen me këto temat e sigurisë nga ndikimi i Rusisë”.
“Edhe ne jemi zonë ku mendohet që edhe rusëve iu intereson mbajta pezull dhe incidentet e destabilizimit të rajonit”, ka shtuar ai.
Për Haradinajn, “Marrëveshja është një bazë e mirë për të ec përpara dhe me i marrë përgjegjësit”.