Haradinaj për Albulena Haxhiun: Kjo është zojë, më vjen keq të përdor naj fjalor.
Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka replikuar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila pas akuzave të Haradinajt se kryeministri Kurti është përfshirë në korrupsion, doli në foltore dhe ia bëri të njëjtën akuzë edhe atij për korrupsion.
Haradinaj në replikë u ankua se po pengohet nga ministrja Haxhiu kur po flet në foltore, raporton Express.
“Me folë pas shpine s’e di a është e ndershme, në fjalimin tim isha i penguar prej ministres [Haxhiu]. Kjo është zojë, më vjen keq të përdor naj fjalor. Megjithatë, vazhdimisht jam i penguar prej zonjën ministre pas shpine. E pranoj kur flet në foltore dhe faleminderit për ato që i the”.
Kreu i AAK’së përsëriti sërish se Kurti ka krijuar një model të korrupsionit “me dosta”.
“Albin Kurti me vetëdije ka krijuar modelin e korrupsionit të lidhjeve të shkurta të dostave dhe në këta dosta është edhe kjo ministrja dhe që ulen këtu, jo ndoshta të gjithë, por kjo është një prej tyre”.