Ramush Haradinaj për president? Uran Ismaili ka diҫka për të thënë

22:17 | 22 Shtator 2020

Ramush Haradinaj për president? Ismaili ka folur në lidhje me këtë temë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka folur rreth kandidaturës së Ramush Haradinajt për president, e cila, sipas Ismailit, është e parakohshme.

Ismaili ka thënë se partia e tij karshi Haradinajt e ka treguar veten, kur është emëruar Haradinaj si kryeminstër.

“Kërkesa e Haradinajt për president është e parakohshme, në PDK asnjëherë nuk është diskutar për Haradinajn”, ka thënë ai.

“Zgjedhja e presidentit për neve nuk është jetë o vdekje, kur t’i vijë koha PDK’ja do të tregojë qëndrimin e saj”, ka deklaruar Ismaili.

“Ne si PDK e kemi treguar veten kur e kemi emëruar Haradinajn si kryeministër”, është shprehur ai.

Komento: