Ramush Haradinaj ka pritur në ‘konak’ Kadri Veselin.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shfrytëzuar ditën e sotme për t’i bërë një vizitë kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në një foto ata shihen pranë njëri-tjetrit dhe shumë të reaksuar, përcjell indeksonline.
Përndryshe, kohëve të fundit u përfol shumë se marrëdhënies mes partnerëve të koalicionit PDK-AAK janë prishur, por një gjë e tillë duket të jetë e pavërtet.
Përmes këtij takimi, dyshja në një mënyrë ka shprehur garancën për stabilitetin e Qeverisë aktuale.
Kujtojmë se këto ditë, Haradinaj mori pjesë në Samitin e Berlinit, ku e përsëriti se taksa 100% ndaj produkteve serbe nuk hiqet, pavarësisht presionit.