Haradinaj: Qeveria Kurti ua ka vjedhë mjekëve çdo muaj nga 400 deri në 500 euro.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se Qeveria e Kosovës po ua vjedhë mjekëve, çdo muaj nga 400 deri në 500 euro.
Haradinja i ftuar në “Rubikon” në Klan Kosova, ka thënë se nëse do të miratohej Ligji i Pagave, që një vit e gjysmë do shkonin 150 milionë euro te qytetarët dhe kategoritë që paguhen në kuadër të sektorit publik, njofton Klankosova.
“Ajo pare nëse flasim për Ligjin e Pagave, që ish dashur të rritej para një viti e gjysmë, aty do të ishin edhe 150 milionë që do të kishin shkuar te qytetarët, te pensionistët, tek të gjitha kategoritë që paguhen prej sektorit publik”, ka theksuar Haradinaj.
“Ligji i Pagave ka paraparë rritjen minimale 100 euro, e ka pasë rritje të pagave deri në 400 euro. Pra, Kurti dhe qeveria Kurti, ua kanë vjedhur mjekëve çdo muaj, prej kur kanë ardhur në pushtet, nga 400 deri në 500 euro, i kanë vjedhur edhe pensionistët, për shkak se nuk ju kanë dhënë pare. Ligji i pagave do ua jepte këtë shumë”.