Ramush Haradinaj reagon pas arrestimit të Molliqajt: Mendoj se nuk kanë mund ta arrestojnë, kanë mund ta dërgojnë një ftesë

21:18 | 01 Shkurt 2022

Haradinaj pas arrestimit të Molliqajt: Mendoj se nuk kanë mund ta arrestojnë, kanë mund ta dërgojnë një ftesë.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas arrestimit të Dardan Molliqaj sonte nga Policia e Kosovës.

Ai në Prime të RTK-së ka thënë se Policia e Kosovës dhe Prokuroria i ka procedurat e parapara për këto raste nëse ka shkelje të ligjit.

“Policia e Kosovës dhe Prokuroria i ka procedurat e parapara për këto raste nëse ka shkelje të ligjit, mendoj se nuk kanë mund ta arrestojnë, por kanë mund ta dërgojnë një ftesë. Çështja e arrestimit është pak e çuditshme për mua. Kauza e protestës ishte mjaft e drejtë për rritjen e shtrenjtimit të rrymë”, tha Haradinaj.

Komento: