Reagon Haradinaj pas vdekjes tragjike të ish-komandantit të UÇK-së në ashensor.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit tragjik ku ndërroi jetë ish-komandanti i UÇK-së, Deli Leka, si pasojë e një incidenti në ashensorin e një banese kolektive.
Haradinaj thotë se Leka do të kujtohet përgjithmonë, për kontributin e tij atdhetar dhe i shpreh ngushëllime familjes.
Shkrimi i plotë:
I pikëlluar nga lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëluftëtarit tim Deli Leka.
Përherë do të kujtojmë kontributin e tij atdhetar, trimërinë e guximin në rrugën drejt lirisë dhe shtetndërtimit.
Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve.