Ramush Haradinaj regjistrohet si deputet i Kuvendit

12:14 | 10 Dhjetor 2019

Ramush Haradinaj paraqitet për regjistrim në Kuvend.

Ramush Haradinaj sot është paraqitur në Kuvendin e Republikës se Kosovës për të përfunduar regjistrimin për legjislaturën e shtatë.

Kryeministri në detyrë uroi që kjo legjislaturë të adresojë çështje të rëndësishme për qytetarët.

“Kosova ka treguar demokraci të lartë në procesin e ri zgjedhor dhe uroj që kjo legjislaturë të arrijë të adresoj çështjet tejet të rëndësishme për popullin e Kosovës”, tha Haradinaj.

Përkundër regjistrimit si detyrim, Haradinaj kohë më parë pati paralajmëruar se do të dorëzojë mandatin e deputetit dhe vet do të merret me reformimin e partisë.

Komento: