Ramush Haradinaj s’ndryshon qëndrim për taksën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ramush Haradinaj s’ndryshon qëndrim për taksën

20:36 | 16 Shkurt 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke folur para mediave ka thënë se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet.

Këto komente Haradinaj i bërën në Mynih në kuadër të punimeve të Konferencës për Siguri.

Sipas Haradinajt, Amerika nuk e ka askënd më shumë aleat se Kosovën.

“Parimi që ka vlejtur çdoherë për dialogun, ka qenë moskushtëzimi i dialogut. Është gabim që është lejuar dikur me deviju dialogu, me bisedu kufij e territore, por edhe tani është gabim nga Mogherini ta pranojë që Serbia, në këtë rast Vuçiq ka kushtëzuar kthimin në tavolinë, me hjekjen e taksës. Taksa nuk bënë me u hjek pa një kontratë, dhe duhet ta dimë se çfarë kontrate obligative dhe ligjore, pra gjithëpërfshirëse hymë me Serbinë”, ka thënë Haradinaj, transmeton lajmi.net.

Sipas Haradinajt, kërkesa e SHBA-ve për pezullimin e taksës është legjitime, mirëpo se sipas tij edhe vendimi për vendosjen e saj është ligjor dhe i ardhur nga institucionet e Kosovës.

Ai tha se Kosova pret që SHBA-të të bëjnë presion mbi Serbinë që mos ta kushtëzojë dialogun me hqejen e taksës.

“FSK-ja është aleati më i mirë i Amerikës, ndoshta nga krejt ushtritë e Botës. Këtë preson ta orientojë nga Beogradi, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje obligative ligjore, gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke, qe i hap perspektivë Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në organizatat tjera ndërkombëtare, por po ashtu që siguron edhe tregtinë e lirë”, tha Haradinaj”, tha tutje Haradinaj.

Kujtojmë se SHBA-të kanë paralajmëruar se do të rikonsiderojnë pozicionin e tyre karshi përkrahjes së Kosovës nëse taksa ndaj Serbisë nuk pezullohet.

Stoik ndaj vendimit të Qeverisë po qëndron vetëm i pari i saj, Ramush Haradinaj.

Komento: