Ramush Haradinaj sot feston ditëlindjen, ja sa vite ka mbushur sot

10:02 | 03 Korrik 2020

Ramush Haradinaj sot feston ditëlindjen, mbush 52 vjet.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, feston sot ditëlindjen e 52-të, shkruan Reporteri.

Haradinaj lindi më 3 korrik 1968 në Gllogjan të Deçanit në një familje patriotike që dha shumë për lirinë e Kosovës.

Bashkëpunëtorët e tij nga AAK e kanë uruar Haradinajn në këtë ditë të veçantë për të.

Sot kreu i AAK-së, po ashtu feston edhe përvjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Anita Muçaj.

Komento: